Portretet e ish-presidentit amerikan Barack Obama dhe ish zonjës së parë, Michelle Obama, janë zbuluar në galerinë kombëtare të portreteve në Washington DC.

Portretet do të varen në muzeun Smithsonian ku një koleksion i plotë i portreteve të presidentëve të mëparshëm ekspozohet po ashtu. Portreti i Barack Obamës, është realizuar nga Kehinde Wiley, një artist i njohur për stilin e tij vibrant dhe portretet e afro amerikanëve. Obama shfaqet i ulur, me duart e kryqëzuara, i rrethuar nga gjelbërim.

“Shikojeni, dukem elegant. Jam përpjekur të negocioj për më pak flokë të thinjur. Tentova të negocioj edhe për veshë më të vegjël po ashtu”, u shpreh Obama.

Në pikturë, lulet janë zgjedhur në mënyrë jo rastësore. Mes tyre ka lule nga Ilinoisi, Kenia dhe Hauai, që sipas autorit, përcaktojnë rrugëtimin e Obamës.

“Jam e nderuar por mbi të gjithë mirënjohëse për të gjithë ata që kanë qenë para meje në këtë rrugëtim”, tha Michelle.

Për portretin e ish-Zonjës së Parë, galeria kishte angazhuar një artiste femër, Amy Sherald. Zonja Obama, shfaqet e ulur në një karrige, me një fustan bardhë e zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA