Skandali seksuale që ka përfshirë, Oxfam prek vetëm pak punonjës, por përfaqëson një dështim moral për krerët e organizatës humanitare.
Këtë e tha ministrja britanike për bashkëpunimin ndërkombëtar, Penny Mordaunt, ndërsa theksoi se dikasteri i saj, i cili në 2017 financoi Oxfam me 32 milionë stërlina, nuk ishte informuar mbi abuzimet e mundshme në Haiti ose Çad.
Ministrja lëshoi një paralajmërim edhe për organizatat e tjera, duke u kërkuar atyre të shtojnë përpjekjet kundër shfrytëzimit seksual e të bashkëpunojnë me autoritete, ose në të kundërtën financimet për ta do të ndërpriten.
Skandali shpërtheu të premten pas publikimit të një hetimi të revistës “Times”, sipas së cilit gjatë operacioneve që pasuan tërmetin e vitit 2011 në Hati disa pjesëtarë të stafit paguan prostituta të reja për të marrë pjesë në festa me sfond seksual në banesat e paguara nga organizata.
Por skandali mund të jetë edhe më i madh. “Sunday Times” raporton se vitin e fundit mbi 120 punonjës të organizatave britanike janë akuzuar për abuzime seksuale.
Nga ana e saj, Oxfam pretendon se ka zhvilluar hetim të brendshëm në 2011-n që nxori në dritë një kulturë pandëshkueshmërie tek disa pjesë të stafit, por organizata mohon të ketë mbuluar skandalin.
Top Channel