Pas Sharlotte Kale, të tjerë sportistë fituan medalje në Lojërat Olimike Dimërore.

Në garën e biatlonit prej 7.5 km për femra, medaljen e artë e fitoi gjermanja Laura Dalmajer, me 21 minuta e 6 sekonda, e ndjekur në vendin e dytë nga norvegjezja Marte Osblu, me 24.2 sekonda më shumë, ndërsa medaljen e bronztë e fitoi çekja Veronika Vitkova, me 21 minuta e 32 sekonda më shumë.

Në garën e shpejtësisë në akull 3.000 metra për femra, dominuese ishte Holanda. Medaljet e arta, argjendta dhe bronzta u fituan pikërisht nga sportistet holandeze. Vendin e parë e fitoi Karlin Ahterekte, e ndjekur në të dytin dhe të tretin nga Iren Vust dhe Antuanete De Jong.

Në garën e shpejtësisë në akull, në pistë të shkurtër 1.500 metra për meshkuj, medalja e artë i shkoi koreano-jugorit Lim Hjojun. Medaljen e argjendtë e fitoi holandezi Knegt, ndërsa medalja e bronztë i shkoi sportistit rus, që garoi me flamurin e Lojërave Olimpike, Semen Elistratov.

Në garën individuale të kërcimit nga trampolina për meshkuj ishte gjermani Vellinger, ai që fitoi medaljen e artë me 259.3 m. Në vendin e dytë, me medaljen e argjendtë u rendit norvegjezi Forfang, ndërsa në të tretin, duke fituar edhe medaljen e bronztë, u rendit Robert Johanson, edhe ky nga Norvegjia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA