Christian Horner, drejtori i skuadrës Red Bull, e sheh ekipin e tij si një pretend për titull në botërorin e ardhshëm të Formula 1.
Sipas tij, Red Bulli i këtij viti dukshëm do të jetë më i mirë se ai sezonit të kaluar.
“Ndryshe nga sezonet e fundit, ku kemi hasur jo pak vështirësi, këtë herë gjërat janë ndryshe. Deri më tani çdo gjë ka ecur sipas planifikimeve, ndaj me padurim presim që të zbresim sërish në pistë për të testuar makinën tonë të re. Ne jemi gati dhe të jeni të bindur se do të shihni që nuk do të jenë vetëm Ferrari e Mercedes për titull, por edhe Red Bull”, u shpreh Horner.
Më tej Horner vuri në dukje besimin që ai ka në aftësitë e dy pilotëve, Verstappen dhe Ricciardo.
“Do ta shihni që në testet e para forcën tonë. Jemi të shpejtë dhe besojmë se Verstappen e Ricciardo falë edhe aftësive të tyre do të dinë të përfitojnë nga makina që do t’u japim. Ndryshimet e bëra tek Red Bull nuk do zhgënjejnë askënd. Kjo është pak, por e sigurt.”
Top Channel