Partia Demokratike thotë se mbi 20 mijë familje të varfra janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike padrejtësisht vetëm në muajin janar.

Deputetet e Partisë Demokratike të Qarkut të Tiranës, Oriola Pampuri, Grida Duma dhe Rudina Hajdari vizituan disa familje në zonën e Bathores, të cilat janë hequr padrejtësisht nga skema e ndihmës ekonomike.

“Në zyrën tonë të avokatisë në Partinë Demokratike dhe me zyrën ekonomike me bashkinë përkatëse të ndjekim rast pas rasti të gjitha familjet që janë përjashtuar nga ndihma ekonomike dhe të tregojnë që janë jo vetëm në meritën e tyre dhe në detyrimin e shtetit për t’u rifutur në skemë, por edhe për t’i treguar se kjo lloj skeme nuk funksionon dhe është e dështuar”, deklaroi deputetja Grida Duma.

Deputetet demokrate i kanë dërguar një shkresë Ministrisë së Shëndetësisë, ku kërkojnë transparencën e kritereve mbi të cilat vlerësohet marrja ose jo e ndihmës ekonomike.

Në total, sipas opozitës, qëkur PS ka ardhur në pushtet janë mbi 55 mijë familje që janë përjashtuar nga kjo skemë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA