Integrimi evropian, Balla Në një kohë që historia na kujton ndarjet, le të zgjedhim bashkimin
Edhe LSI ka reaguar përmes deputetëve të saj në komisionin parlamentar të arsimit, Nora Malaj dhe Shezai Rrokaj.
Për ish zv.ministren e Arsimit Nora Malaj, vendimi ka dalë prej tre vitesh dhe nuk ka asnjë justifikim për vonesën e nxjerrjes së akteve nënligjore.
“Për t’i thirrur kujtesës , ligji i Arsimit të Lartë që ka hyrë në fuqi për rreth 3-vite , më 22.07.2015 është botuar në fletoren Zyrtare. Brenda 6- muajve duhet që VKM të ishin hartuar dhe të fillonte zbatimi i tyre, duke lejuar që ligji të zbatohej. Kjo që po ndodh sot është një dështim i paralajmëruar dhe tashmë asnjë ndjesë nuk mund të justifikojë këtë situatë. Mos nxjerrja e paktës së akteve nën ligjore , do të vërtetojnë thenien : “Skeni parë gjë akoma!”, shkruan Nora Malaj.
Ndërsa për Shezai Rrokajn, shkak është edhe ulja e buxhetit për arsimin këtë vit, ku vetëm për arsimin e lartë është % e PBB. “Dyshoj se ajo që nuk thuhet ka të bëjë me një ‘betejë’ me thikë nën brez të MASR me IAL-të. Ku fle lepuri sipas meje? Meqenëse Qeveria buxheton nga 5% të PBB -së që ishte parashikuar vetëm 3%, arsimi i lartë zë 0,45 % të PBB-së. Ky buxhetim i ulët ka bërë që fondi i pagave të mos mjaftojë për 12 muaj, por vetëm 10 muaj, që do të thotë se 2 muaj IAL-të i mbulojnë nga të ardhurat. Zakonisht, këta dy muaj janë nëntori dhe dhjetori. Dyshoj se ministria mund të ketë dashur t’i detyrojë universitetet të përdorin të ardhurat e tyre të trashëguara qysh në fillim të vitit kalendarik. Kjo mund ketë ndodhur për shkak të mosgrumbullimit të të ardhurave mbi të cilat mbështetet fondi i pakushtëzuar i buxhetit të shtetit”, shkruan Rrokaj.
Top Channel