Thethi është pjesë e Alpeve Shqiptare, Parkut më të Madh Kombëtar në vend, një zonë ku trysnia e turizmit nuk e ka frenuar dot ndëertimin, duke bërë që në shume raste të humbasë tradita.

Bazuar mbi këtë traditë arkeologe dhe planifikues urbane shqiptare e gjermane kanë hartuar një Kodi Dizajni për zonën e Thethit, një udhëzues me rregulla që përcaktojnë kriteret për ndërtim në këtë zonë.

“Metodologjia është përcaktuar mbi elementët arkitektonike të banesës si psh: planimetritë, fasadat, çatitë, dritaret, dyert dhe pjesa e rrethinës si: gardhet, stalla për bagetitë etj. Një banesë gjithashtu nuk duhet t’i kalojë tre kate lartësi. Çatitë duhet të jenë të mbyllura me dru pishe, karakteristikë e veçantë është ngjyra gri, e cila përputhet me zonën. Të gjitha këto janë elemente të vogla, por që në vetvete përbëjnë kompleksitetin”, thotë Eltjana Shkreli, planifikuese urbane, hartuese e Kodit te Dizajnit, Theth.

Manuali është një projekt pilot për zonën e Thethit, ku rreziku është më i lartë, për tu shtrirë më pas në të gjithë Parkun Kombëtar të Alpeve.

“Unë mendoj që është një emergjencë. Jo më kot Instituti i Monumenteve e ka shpallur Zonë të Mbrojtur, Zonë Historike qendrën e Thethit, pikërisht për këtë, sepse presioni i ndërtimit po shkakton deformime në peizazhin kulturor”, shton ajo.

Kodi i Dizajnit fillimisht do të qarkullojë në institucione publike, banorët e zonës, shoqërinë civile dhe universitete, për t’u propozuar më pas në nivel lokal e qendror, për tu miratuar si një rregullore e detyrueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA