Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i kërkoi Presidentit që ta heqë nga listat për emërimet si gjyqtar.
Llalla informoi Presidentin se heq dorë nga e drejta për t’u emëruar si gjyqtar Apeli.
Top Channel ka siguruar letrën që ish-kryeprokurori i dërgon Presidentit.
Pas largimit nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm ligji i jep të drejtën Llallës që të emërohej si gjyqtar në Gjykatat e Apelit.
Prej largimit deri më tani, ish-kryeprokurori ishte në pritje të emërimit që nuk iu bë. Prej kësaj të shtune, ai nuk pret më dhe ka informuar edhe organet e vetingut se nuk është më pjesë e sistemit të drejtësisë dhe si i tillë nuk ka më arsyet që figura e tij të kalojë në vetting.
Nga organet e vettingut nuk ka një përgjigjie nëse kjo është e mundur.
Top Channel