Interi nuk do të ketë në fushë për të dytën ndeshje radhazi kapitenin Icardi, që është nuk është grumbulluar për ndeshjen e së dielës ndaj Bolonjës.
Sulmuesi zikaltër nuk është ende gati dhe trajneri Spalletti për të mos rrezikuar edhe më shumë ka vendosur që ta lërë jashtë edhe për ndeshjen e radhës argjentinasin. Icardi nuk u përfshi në skuadër as në takimin e javës së shkuar, duke i lënë vendin në formacion italo-brazilianit, Eder.
Ndërkohë sa i përket formacionit, që nga minuta e parë pritet të aktivizohet Cancelo në të djathtë të mbrojtjes, ndërsa braziliani Rafinha ende nuk i ka minutat në këmbë, ndaj shihet si alternativë për Brozovic. Konfimrohen Candreva dhe Perisic, edhe pse në fillim të javës mediat parashikuan një rrokadë për të dy futbollistët anësorë të Interit.
Top Channel