U prishën, ndërtimet pa leje “mbijnë” sërish në Golem, IKMT: Shkelësit do të paditen

09/02/2018 19:12

Në Golem ka nisur prej disa ditësh prishja e disa objekteve të ndërtuara pa leje brenda asaj që quhet fasha e mbrojtur nga bregu i detit.

Aksioni është ndërmarrë nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, që thotë shumica e këtyre ndërtimeve ishin kryer në vendet ku ka patur godina të tjera, por që janë prishur nga IKMT në një aksion të mëhershëm.

IKMT thotë se një pjesë e ndërtimeve janë kryer mbi bazën e letrave të dyshimta të dhëna nga zyrtarët vendorë, të cilët, sipas Inspektoriatit do të mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet dhe mosveprimet e tyre.

“IKMT shprehet e prerë në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e territorit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ky institucion, duke deklaruar se do të paditen autorët.

Top Channel