Komenti i Lulzim Bashës për dorëzimin e mandatit të deputetit nga Eduard Halimi ishte i shkurtër dhe falenderues.

Kryetari i Partisë Demokratike e komentoi këtë vendim Halimit përmes tre paragrafeve në rrjetet sociale.

“Dëshira ime për ta pasur pjesë të ekipit, të grupit parlamentar të PD ishte e madhe, por po kështu edhe respekti për lirinë e çdokujt për të marrë vendimet e veta për të ardhmen e tij”, shkruan Basha.

Basha shton se Halimi ka lënë gjurmët e veta gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Drejtësisë dhe në opozitë.

“Si një bashkëpunëtor i shkëlqyer, një jurist i mprehtë, Ed Halimi po largohet nga politika aktive pasi ka lënë gjurmët e veta në qeverisje me suksese të padiskutueshme në Ministrinë e Drejtësisë, dhe në opozitë po ashtu me ekspertizë të çmuar në të gjitha betejat tona për ligjshmëri, kushtetueshmëri, për luftë ndaj krimit e korrupsionit dhe përpjekjeve për zgjedhje të lira e të ndershme”, vijon ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA