Në gjimnazet e Tiranës kanë nisur audicionet për edicionin e tretë të “Tirana Art Fest”, për të rinjtë e moshave 15 deri në 19 vjeç.
Ata do të performojnë në tre disiplina të ndryshme, muzikë, kërcim dhe multimedia.
Audicionet e para kanë filluar që të zhvillohen dhe do të vijojnë deri në 18 shkurt, në çdo shkollë të mesme të Tiranës, duke filluar me rrethinat, shkollat publike dhe private.
“Tirana Art Fest” synon të risjellë gjallërimin e jetës kulturore-artistike rinore, këtë herë me përfshirjen e më shumë gjimnazeve publike dhe jopublike me risi në secilën kategori konkurruese.
Përfshirja e të rinjve në rrugën artistike, pritet që të ketë një impakt pozitiv në fuqizimin e luftës ndaj bullizmit, alkoolit, drogës, duhanit, dhunës si dhe fenomeneve të tjera negative.
Top Channel