Në Paris apo në Kinë? (FOTO)

08/02/2018 11:28

“Ne gjithmonë e kemi Parisin”, thotë Rick në filmin klasik “Casablanca”, por ja që Parisi na vjen mijëra kilometra më larg, në Kinë.

Një lagje e qytetit kinez të Hangzhou duket se po imiton në shkallë të gjerë kryeqytetin francez. CNN ka përmbledhur në një fotogaleri ngjashmëritë mes Parisit dhe lagjes Tianducheng.

Fotografi parizier Francois Prost ka udhëtuar në këtë lagje ku ka fiksuar në aparat rikrijimin e kullës Eiffel, ndërtesave klasike dhe Kopshtit të Versajës.

Prost ka postuar fotot duke i quajtur “Sindroma e Parisit”, duke ftuar shikuesit të shohin ngjashmëritë dhe diferencat e qytetit të dublikuar.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA