Mazhoranca rrëzoi projektligjin e propozuar nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu për statusin e minatorit.

Votimi kundër në seancë ishte paralajmëruar më herët nga shumica. Qeveria ka dhënë mendim negativ për këtë projektligj, pasi sipas saj ka efekte negative në skemën e pensioneve, ndërkohë që angazhohet për të hartuar një status për minatorët brenda 2018.

“Ne do të vijmë dhe do sjellim një status të trajtuar me maturi sociale dhe financiare”, deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

Por, propozuesi Përparim Spahiu tha se rrëzimi po bëhet pa e shqyrtuar fare projektligjin.

“Si mundet që Qeveria të dalë në një përfundim të tillë në një kohë që nuk ka përllogaritur as kostot dhe as pasojat e këtij projektligji?!”, deklaroi ai.

Ndërkohë, jashtë sallës së Parlamentit u zhvillua një protestë e minatorëve për mungesën e statusit. Protestë u zhvillua edhe në Korçë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA