Disa mjete të ushtrisë kanë filluar ndërhyrjen për largimin e dheut prej pallatit në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër.
Raporti final gjeologjik që u komunikua nga Prefekti Astrit Aliaj këtë pasdite rekomandon marrjen e masave me drenazhmin e ujërave, sistemimin e rrjedhjeve sipërfaqësore dhe nëntokësore, ndërtimin e pilotave dhe mbjelljen e pemëve.
“Këto rekomandime janë të domosdoshme dhe në vazhdimësi dhe do të kërkojnë kohë. Pra, banorët, sipas këtyre rekomandimeve do të jenë të sigurtë, por gjithmonë, Bashkia dhe pushteti vendor dhe qendror do të zbatojë kërkesat e këtyre rekomandimeve”, deklaroi prefekti Aliaj.
Pritet që banoret të rikthehen në banesa brenda javës pas largimit të dheut që arrin deri në katin e tretë të pallatit 8-katësh. Bashkia vijon të pretendojë shpalljen e gjendjes së emergjencës civile dhe mungesën e fondeve për të përballuar situatën.
Prefekti kërkoi solidaritetin e banorëve të të gjithë qarkut për të mbështetur me ndihmë financiare familjet e dëmtuara.
Top Channel