Deri dje një objekt i rrënuar plotësisht, i mbuluar me ferra dhe që kundërmonte erë të keqe. Pak kush e dinte se shumë vite më parë ajo ka qenë një godinë që i shërbente notarëve të Liqenit Artificial, por e harruar në vite ajo ishte degraduar në një rrangalle që nuk shërbente për asgjë.

Sot ajo godinë i është kthyer notarëve e bukur dhe plotë klas. Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e parqeve dhe Rekreacionit e kanë ringritur nga e para këtë godinë, duke i dhënë asaj rëndësinë që meriton. Godina e re do të shërbejë edhe si një ballkon panoramik për çdo frekuentues që do të shijojë panoramën, leximin, horizontin.

Ka qenë vetë kreu i bashkisë Erion Veliaj që sjell pamjet e godinës së re, duke i kërkuar qytetarëve që ta mirëmbajnë atë.

“Si ishte – si është? S’ka nevojë për shumë fjalë, për të parë ndryshimin rrënjësor të ish-objektit të Notarëve te Parku i Liqenit. Tani mbetet vetëm të kujdesemi për të!”, shkruan Veliaj. Për të parë ndryshimin rrënjësor mjafton të shihni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA