Rastet më të vështira të syrit nuk kërkojnë më udhëtim jashtë, zgjidhja është në Shqipëri me Dr. Nishant Taneja nga India Shkumbini është kthyer në mallkim për shumë banorë të fshatrave të Lushnjës. Ujërat e lumit, sa herë del nga shtrati i përmbytin duke iu shkatërruar gjithçka. Bledar Koreshi ishte sot në një nga shtëpitë që përmbytet tre herë në vit në këtë zonë.
Për t’i ikur varfërisë, Bardhi Jançari vendosi familjen e tij nga Peqini në Lushnjë, por në këtë vend Shkumbini ju kthye në mallkim. Në janar të 2016-s familja e tij u rrënua për shkak të ujërave të Shkumbinit që i shkatërruan gjithçka kishte.
Të dielën e kaluar Shkumbini erdhi sërish në shtëpinë e Jançarëve dhe kjo është hera e tretë. Fëmijët e tij po mësohen me ujërat, dhe sa herë Shkumbini del, ata vrapojnë në katin e dytë të shtëpisë.
E zonja e shtëpisë e vuan më shumë përmbytjen. Herët e kaluara ajo është izoluar në shtëpi në pamundësi për të dalë prej andej. Ndërsa çdo gjë iu shkatërrua.
Autoritetet deri më tani familjes që përmbytet edhe nga një shi i thjeshtë i janë çuar vetëm ndihma ashtu si shumë familjeve të tjera që përmbyten. Ndërsa ata kërkojnë një zgjidhje përfundimtare.
Top Channel