Edhe pse Interi i tij nuk po kalon kohë aspak të mira, Luciano Spalletti në daljet para mediave ka qenë shumë i ekuilibruar, ndërkohë që jashtë objektivit të kamerave ka shumë për të thënë.
Corriere dello Sera ka zbardhur një bashkëbisedim të trajnerit të Interit me 6 tifozë të Romës, jashtë ambjenteve të një restoranti, pas ndeshjes Inter-Roma të luajtur më 21 janar. Sipas Corriere della Sera trajneri i Interit ka treguar me shumë konfidencë detajeve nga ambjenti i Interit dhe nga koha kur drejtonte Romën.
Dhe nëse flet për Romën në mendjen e Spallettit duket se nuk qëndron jashtë Totti: “Nuk vraponte më dhe futbollistët e tjerë dëshpëroheshin nëse e fusja në lojë”, shkruan Corriere. “Pallotta ndërkohë më kishte bërë të kuptoja se do të shiste më të mirët. Gjithësesi unë e çova Romën në vendin e dytë, përpara Napolit. Ishte mundësia të fitonim diçka? Sigurisht, shkoni u thoni edhe futbollistëve”.
Por ndërkohë Spalletti ka folur edhe për Interin, që pas një starti të shkëlqyer ka rënë në depresion të thellë. “Këtu nuk duan të shpenzojnë shumë dhe ambjenti është pothuaj një hap nga çmenduria, pak a shumë si Roma: në limitet e ekuilibrit. Ndonjëherë është ambjent depresiv”. Dhe në fund Spalletti flet për trofetë: “Nuk keni kuptuar asgjë dhe nuk e kanë kuptuar as këtu në Milano: me këtë Juve që ka dy skuadra, nuk mund fitohesh asgjë”, tha Spalletti.
Top Channel