Kriza politike në Maldive është përkeqësuar ndjeshëm. Policia arrestoi kreun e Gjykatës së Lartë, Abdulla Saaeed dhe një gjykatës tjetër, disa orë pasi qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
Trazirat nisen kur presidenti Abdulla Yameen refuzoi t’i bindej urdhrit për lirimin e disidentëve politikë. Vendimi është dënuar ashpër nga opozita dhe komuniteti ndërkombëtar.
Maldivet janë një shtet i përbërë nga 26 ishuj koralor ku banojnë 1192 persona. Turizmi është një pjesë jetësore e ekonomisë së tij. Pjesë e grupit të politikaneve opozitare është edhe ish-presidenti Muhamed Nasheed, i cili po jeton në ekzil në Britaninë e Madhe.
Gjykata vendosi se gjyqi kundër tij në vitin 2015 kishte qenë jokushtetues. Tensionet u përshkallëzuan të martën kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme e kur policia u autorizua të kryente arrestime dhe të ndalonte mbledhjet publike.
Nasheed i kërkoi Indisë dhe Shteteve të Bashkuara të ndihmojnë në përmbysjen e presidentit Tameen, i cili sipas tij kishte shpallur në mënyrë të paligjshme ligjin e luftës.
Që prej ardhjes se Jamenit në pushtet në vitin 2012, vendi është përballur me probleme sa i përket lirisë së medias, burgosjes së opozitarëve dhe Pavarësisë së gjyqësorit. Departamenti Amerikan i Shtetit u shpreh i shqetësuar dhe i zhgënjyer nga zhvillimet.
Ish presidenti Maumoon Abdul Gayoom u arrestua pasi lideri aktual dhe vëllai i tij Abdulla Yameen dekretoi gjendjen e jashtëzakonshme.
Lajmin e bëri të ditur vajza e Gayoom në rrjetin social Twitter. Ish presidenti 80 vjeçar që udhëhoqi vendin për 30 vjet deri në 2008-ën kur u mbajtën zgjedhjet e para demokratike, e që më pas u bashkua me opozitën aktuale, u arrestua në banesën e tij në kryeqytetin Male.
Vendi është përfshirë nga një krizë e rëndë institucionale që prej së enjtes kur Gjykata e Lartë urdhëroi lirimin e të gjithë opozitarëve politikë të qeverisë aktuale, përfshirë ish-presidentin Mohammed Nasheed, në ekzil në Mbreterinë e Bashkuar.
Top Channel