Rikota dhe gjiza janë përbërës me të cilat realizohen receta të ndryshme. Sot, për emisionin “Në shtëpinë tonë” chefi i kuzhinës Enkeleid Dervishi ka përzgjedhur të realizojë një kek me rikota dhe çokollatë.

Përbërësit për këtë recetë janë:
Rikota
Miell
Sheqer
Kakao pluhur
Vezë
Vaj ulliri
Fryrës brumi
Sodë buke
Kripë
1 filxhan me ujë të nxehtë

Përgatitja:
Si për çdo ëmbëlsirë gjëja e parë që duhet bërë është përzierja e ingredientëve të thatë dhe ata të lëngshëm të ndarë në enë të ndryshme. Fillojmë me sheqerin, miellin, kakaon, fryrësin e brumit, sodën e bukës dhe kripën. I përziejmë ingredientët e thatë dhe i lëmë në një enë.
Gjithastu në një enë tjetër përziejmë ingredientët e lëngshëm. Hedhim vajin e ullirit, vezët, rikotën dhe i shtojmë për aromë pak esencë vanilje. Rrahim ingredientët së bashku derisa masa të bëhët kremoze dhe rikota të jetë tretur. Më pas i shtojmë ingredientët e thatë gjithashtu edhe 1 filxhan caji me ujë të nxehtë. I përziejmë të gjithë ingredientët sëbashku për të krijuar një masë sa më të plotë.
Pasi masa është gati hidhet në një formë keku pasi e kemi lyer me vaj nga të gjitha anët që të mos na ngjiti keku në anësore dhe posht.
Kekun e vendosim në furrë në një temperaturë 170 gradë për 1 orë dhe më pas është gati për tu servirur dhe konsumuar.

Top Channel