Alpinizëm me akull, garat në Kinë fitohen nga rusët

06/02/2018 10:49

Faza e fundit e Kampionatit Botëror të ngjitjes në akull përfundoi të dielën në Hohhot të Kinës veriore, e mbizotëruar nga alpinistët rusë që rrëmbyen tre medalje ari në event.

Gara tërhoqi 80 konkurrentë nga 16 vende dhe rajone të botës, por medaljet shkuan të gjitha për rusët. Dy temat që mbyllën fundjavën në konkurrim ishin kryesimi dhe shpejtësia, ku pjesëmarrësit duhet të përdornin peshën e sëpatave dhe pajisjeve të ngjitjes. Atleti që mbërrin lartësinë më të madhe, është ai që merr meritën e “drejtimit”, ndërsa konkurrenti që përshkon një distancë të caktuar brenda një kohe më të shkurtër, mban dhe çelësin e lavdisë së garës së shpejtësisë.

Ndërsa vendet si Rusia mburren me konkurrentët e tyre me përvojë, ky sport është relativisht i ri në Kinë.

“Pikat mbështetëse në mur përbëhen nga shumë vrima artificiale të lëmuara, të cilat duken mjaft të cekëta. Nganjëherë kjo na shtyn të besojmë gabimisht se akset e akullit janë më të thella dhe një gjykim i tillë i gabuar, na shtyn të bëjmë gabime në ngjitje”, u shpreh Luo Fei, alpinist kinez.

Rusët provuan se ishin më të aftët në triumfin e sfidave të fundjavës, me Ivan Spitsyn që fitoi garën e shpejtësisë, Alexey Dengin mori nderimet më të mëdha në atë të drejtimit dhe Natalia Belyaeva doli e para në garën e shpejtësisë te femrat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA