Seedorf rikthehet si trajner te Deportivo la Coruna

05/02/2018 13:15

Clarence Seedorf rikthehet në skenën e futbollit me profilin e trajnerit.

Sipas medias spanjolle ish-futbollisti i Milanit do të marrë drejtimin e Deportivo la Coruna. Holandezi do të marrë vendin e Cristobal Parralo, i larguar pas humbjes 5-0 me Real Sociedad, ndërsa numëron 22 ndeshje në drejtim, nga të cilat ka vetëm 4 fitore dhe 13 humbje.

Seedorf pritet të firmosë në orët në vijim me skuadrën galiciane, e cila po lufton për qëndrimin nga rënia nga kategoria, me vetëm 17 pikë në vendin e 18 në klasifikim.

Cristobal Parralo është trajneri i gjashtë që presidenti Tino Fernandez largon, që kur ai ka marrë drejtimin e Deportivo la Coruna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA