Projekti “Bëjmë detyrat në shkollë”

05/02/2018 20:25

“Bëjmë detyrat e shtëpisë” është projekti i Ministrisë së Arsimit që po testohet në 20 shkolla 9-vjeçare në Tiranë, Elbasan, Lezhë, Fier dhe Korçë, për të ndihmuar fëmijët në studim gjatë orëve të pasdites.

Ministrja e Arsimit dhe Kryeministri vizituan shkollën “Besëlidhja” në Lezhë gjatë një orë studimi. Mësuesit thonë se nisma është përkrahur edhe nga prindërit, edhe nga nxënësit.

“Këtë e tregon edhe numri i madh i fëmijëve. Në qoftë se në klasë kam 30 nxënës, tek kjo nismë marrin pjesë 22 nxënës që vijnë dhe përgatiten çdo pasdite. Numri vjen në rritje çdo ditë. Fëmijët janë më të qetë, shkojnë më të qetë në shtëpi”, thonë mësuesit.

Ministrja e Arsimit Nikolla thotë se në qershor do të vendoset nëse projekti do të implementohet në të gjitha shkollat e vendit.

“Ne kemi bërë një testim të fëmijëve përpara se të niste kjo fazë. Do të zhvillojmë edhe një testim në qershor për të parë nëse studimi me mësues pasdite në shkollë ka dhënë efektin e tij për të vendosur më pas nëse këtë projekt do ta shtrijmë në të gjitha shkollat e vendit.

Top Channel