Pallati nën baltë, banorët kërkojnë rikthimin: Jemi jashtë!

05/02/2018 18:27

Banorët e pallatit në lagjen Kodra e Shtufit, ku rrëshqiti masivi i dheut në Gjirokastër, janë përleshur me policinë pasditen e së hënës.

Banorët kanë kërkuar që të rikthehen në banesat e tyre. Ata thonë se nuk kanë marrë zgjidhje për strehimin pasi u larguan nga apartamentet e pushtuar nga balta.

Policia nuk i ka lejuar.

Banorët thonë se ende janë të paqartë mbi masat, ndërsa tregojnë se kodra kishte paralajmëruar për rrëshqitje rreth dy muaj më parë, kur u panë të çara në rrugën tashmë të shembur, por nuk u mor asnjë masë për parandalimin.

Bashkia e qyteti ka kërkuar nga Qeveria shpalljen e gjendjes së emergjencës. Nëse kërkesa e bashkisë do të marrë përgjigje pozitive, pritet që ndërhyrjet të shtrihen në një territor të gjerë të prekur prej pasojave të motit brenda në qytet dhe në tri njësi administrative. Ndërhyrja ne zone tejkalon çdo mundësi të buxhetit lokal.

Në Gjirokastër janë aktive tre rrëshqitje të mëdha që po rrezikojnë dy pallate disa vila dhe 9 shtëpi historike në tri lagje të ndryshme.

Situata ka nisur 9 vite më parë ku një pallat u shemb duke marrë tri jetë. Rrëshqitjet vijuan të kërcënojnë edhe gjatë viteve në vijim duke u shënuar 5 të tilla dhe kulmuan këtë fillim viti pas reshjeve intensive që përfshinë Jugun e vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA