Mësuesit shqiptarë në SHBA, takim me Majkon: Shqetësim librat shqip

05/02/2018 18:41

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko udhëtoi të dielën në SHBA të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku së bashku me homologun kosovar Dardan Gashi, zhvilloi një takim me drejtorët dhe mësuesit e shkollave shqipe përtej Atlantikut.

Takimi u zhvillua në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork. Një prej shqetësimeve kryesore të drejtorëve dhe mësuesve ishte sigurimi i librave të gjuhës shqipe dhe të dy ministrat u shprehën të gatshëm për të ndihmuar.

Mësuesit ofruan mbështetjen në hartimin e një teksti për mësimin e gjuhës shqipe, si dhe përmirësimin e kurrikulave për t’ju përshtatur më mirë fëmijëve të diasporës.

Ministri Majko zhvilloi një takim edhe me sipërmarrësin Richard Lukaj në Qendrën Rinore Shqiptare “Stamford”, e themeluar prej tij. Lukaj, i cili është edhe Konsull i Përgjithshëm në Connecticut dhe Neë York, ka dhënë një kontribut të shquar për kauzat shqiptare e për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Gjatë takimit Majko vlerësoi dhe e falenderoi atë për punën e tij në dobi të shqiptarëve.

Top Channel