Thiago Silva ka ndezur sërish debatin e vjetër mbi futbollistin më të mirë në botë: Messi apo Ronaldo?
Në 10 vitet e fundit, argjentinasi dhe portugezi kanë ndarë së bashku Topin e Artë, duke e fituar nga 5 herë secili. Pavarësisht kësaj, qendërmbrojtësi i PSG thotë se ka një ndryshim të vogël mes tyre.
“Është më vështirë që të mbrosh Messin sesa Ronaldon. Kur ka topin në këmbë, Messi është e vështirë të ndalet. Madje, nuk ndalet as kur ka dy kundërshtarë përballë”, ka thënë braziliani për gazetën spanjolle “Sport”.
Gjithsesi, Thiago Silva mendon se Cristiano Ronaldo meriton gjithçka që ka fituar në karrierën e tij.
“Këtë vit duket se është në vështirësi, por mund ta fitojë ende Topin e Artë të radhës”, u shpreh Thiago Silva.
Top Channel