Mosmarrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e kësaj të fundit është më shumë sesa një shfaqje teatrale mes dy shteteve.

“Ajo mund të ketë ndikim në stabilitetin e të gjithë Europës Juglindore”, thotë analisti Reinhard Veser, i “Deutsche Welle”-s.

Athina nuk dëshiron të lejojë që Maqedonia të ketë të njëjtin emër si një krahinë e Greqisë, duke bllokuar prej vitesh çdo afrim të fqinjit të saj verior me BE-në dhe NATO-n.

Kjo gjë ka çuar në orientime autoritaro-nacionaliste në Maqedoni, të cilat pothuajse do ta kishin shpërbërë këtë vend.

“Pasojat për shtetet përreth do të ishin të paparashikueshme”, vijon analisti.

Mundësia e re për të arritur një zgjidhje për mosmarrëveshjen për emrin u bë e mundur falë një kthese demokratike në Maqedoni. Por, ajo do të rrezikohet seriozisht, nëse Athina do t’i rikthehej sërish qëndrimit kokëfortë, nxitur nga demonstratat masive nacionaliste.

Jashtë Greqisë, një gjë e tillë do të gëzojë dikë: Kremlinin, që dëshiron ta pengojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Në këtë çështje, Moska po tregohet po aq cinike dhe elastike sa gjithmonë. Deri tani, ajo tregohej zemërmadhe kundrejt nacionalistëve maqedonas, ndërsa tani, ministri i Jashtëm Lavrov u rekomandon grekëve që të mos bëjnë asnjë kompromis.

FOTO GALERI
13/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA