Arsimi i lartë në Kuvend, ministrja Nikolla nuk paraqitet, shtyhet mbledhja

05/02/2018 16:19

Një javë më parë, opozita ftoi ministren e Arsimit, Lindita Nikolla në seancë dëgjimore për të diskutuar mbi implementimin e ligjit të ri të arsimit të lartë, por megjithëse kishte konfirmuar pjesëmarrjen, Nikolla nuk u paraqit në mbledhje.

Në vend të saj, u paraqit zëvendës ministri i arsimit të lartë, Ervin Demo, prezenca e të cilit nuk mjaftoi për të zhvilluar mbledhjen, pasi opozita vendosi ta shtyjë me kushtin që duhet të jetë ministrja Nikolla.

“Për mua mosardhja e ministres është dorëzim, dorëheqje sepse gjithçka që do zhvillohej në komision do tregojë qartë që kemi një ministri që nuk zbaton ligji e që e ka hartuar vetë, që nuk miraton aktet nënligjore”, u shpreh Luçiano Boçi.

Opozita pyet se përse nuk janë miratuar aktet nënligjore të ligjit për arsimin e lartë dhe cilat janë pasojat juridike? Përgjigje që zëvendësministri Demo i kishte gati, por që i dha për gazetarët janë dyerve të komisionit.

“Të gjitha aktet nënligjore kanë hyrë në fuqi, janë në fletoren zyrtare. Ato që nuk kanë hyrë do miratohen brenda shkurtit, por nuk ndikojnë në funksionimin e universiteteve”, tha Ervin Demo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA