SHBA, përplasje trenash në Karolinën e Jugut, 2 të vdekur, 70 të plagosur

04/02/2018 13:54

Plot 4 ditë pas incidentit që përfshiu një tren ku udhëtonin disa ligjvënës republikanë, një tjetër ngjarje e rëndë ka sërish për protagonist një mjet të kompanisë amerikane “Amtrak”.

Përplasja e trenit të saj të pasagjerëve, që kishte 147 persona në bord, me një tren mallrash në Karolinën e Jugut, u ka marrë jetën dy personave e ka plagosur mbi 70 të tjerë.

Lokomotiva dhe disa vagonë të trenit të pasagjerëve, që udhëtonte në linjën New York-Miami, kanë dalë nga shinat e janë përmbysur pas përplasjes.

Kryqi i Kuq amerikan dërgoi me urgjencë punonjës të ndihmës së shpejtë në vendngjarje, ku shërbimet e emergjencës kanë arritur t’i nxjerrin të gjithë personat e bllokuar.

Një pjesë e të dëmtuarve kanë fraktura në trup. Rreth 20 mijë litra karburant u derdhën nga treni i mallrave, por zyrtarët vendas këmbëngulin se nuk ka rrezik për banorët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA