Qindra e mijëra grekë mbushën rrugët e Athinës, në një protestë masive në kuadër të debatit mbi emrin e Maqedonisë, që vazhdon prej dekadash.

Shumë grekë nuk janë dakord që fqinji i tyre verior të quhet Maqedoni, sepse një emër i tillë sipas tyre implikon pretendime territoriale për krahinën veriore greke të Maqedonisë.

Protestuesit e shumtë shprehën qëndrimin e tyre të qartë kundër propozimeve të qeverisë greke për zgjidhjen e çështjes.

Veç përfaqësuesve të klerit, për turmën masive foli edhe kompozitori me famë, Mikis Theodorakis, 92 vjeç, i cili bëri thirrje për rezistencë.

Mes “detit” me flamuj grekë dhe parullave të shumta që mbanin protestuesit, binin në sy slogane si “Maqedonia është Greqi” apo “Mos e prekni Maqedoninë”.

Qeveria e majtë e “Syriza”-s thotë se kjo çështje diplomatike duke zgjidhur dhe ka propozuar versione të emrit me termin “Maqedoni” brenda, diçka që protestuesit e shumtë nuk e pranojnë kurrsesi.

Ndërsa bisedimet vazhdojnë në OKB, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka marrë kërcënime me vdekje për këtë qëndrim të qeverisë. Kisha Ortodokse greke është një palë e fuqishme në krahun e protestuesve, e kërkon të mos lejohet përdorimi i termit “Maqedoni” në emrin e ri të fqinjit verior.

Një nga propozimet më të preferuara të negociatorit të OKB-së, Mattheë Nimetz duket se është “Republika e Maqedonisë së Re”, por për protestuesit e shumtë, ky është një hap përtej “vijës së kuqe”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA