Gol në fitoren ndaj Lille, Neymar: Mezi po pres Realin në Champions
04/02/2018 14:21
Neymar Jr. u rikthye të luajë rolin e protagonistit në ndeshjen mes Paris Saint Germain dhe Lille, e fituar nga skuadra e Unai Emery, 3-0.
Sulmuesi brazilian, i cili ditën e hënë do të festojë 26-vjetorin e tij të lindjes, ishte një nga golashënuesit për Paris Saint Germain, por ai nuk i fshehu emocionet e tij për ndeshjen e radhës së Champions League, më 14 shkurt, që skuadra e tij do të luajë ndaj Realit të Madridit.
“Jam gjithnjë e më shumë në ankth për të luajtur ndaj Realit të Madridit. Të gjithë ne po përgatitemi për të luajtur këtë sfidë”, tha Neymar pas përfundimit të ndeshjes me Lille.
“Mezi po pres që kjo ditë të vijë”, shtoi më tej ai.
Top Channel