Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Bulqizë-Peshkopi.
Aksidenti ka ndodhur paraditen e së dielës, në vendin e quajtur Peladhi, kur mjeti që ishte nisur drejt Maqellarës e që drejtohej nga 25-vjeçari Jurgen Dani ka dalë nga rruga.
Për pasojë, 25-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa janë plagosur dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të.
Aksidenti është konstatuar nga drejtuesit e automjeteve të tjera që po kalonin në atë aks rrugor, të cilët kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje ka shkuar policia lokale, që ka nxjerrë pasagjerët e aksidentuar nga makina, duke i dërguar ata në spital, ndërsa trupin e pajetë të 25-vjeçarit, në morg.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Top Channel