Oligarkët rusë, do të justifikojnë jetën luksoze në Britaninë e Madhe

03/02/2018 13:16

Oligarkët rusë, të dyshuar për korrupsion, do të detyrohen të japin shpjegime për stilet e tyre luksoze të jetës në Britani.

Në kuadër të një operacioni kundër krimit të organizuar, ministri britanik i Sigurisë, Ben Uallace tha se zyrtarët munden tani të konfiskojnë asete të dyshimta me vlerë më shumë se 50 mijë stërlina.

Ai shtoi se kriminelët e huaj të pasur, duhet të ndjejnë forcën e plotë të qeverisë. Përllogaritet se 90 miliardë stërlina, para të paligjshme, pastrohen në Britaninë e Madhe çdo vit.

Rregullat e reja për pasurinë e pashpjegueshme, të ndërmarra këtë javë, do të lejojnë qeverinë të konfiskojë asete, përfshirë prona, deri sa të marrin shpjegime të besueshme. Në një intervistë, ministri britanik i Sigurisë paralajmëroi: “Ne do t’ju ndjekim, ju, pronat dhe do ta bëjmë ambientin në të cilin ju jetoni më të vështirë”. Dhjetëra shënjestra janë identifikuar tashmë sipas mediave britanike. Kohë më parë, në Britani, u shënua edhe rasti i ashtuquajtur Laundromat, një skemë në të cilën kompani të rreme, me bazë në Britaninë e Madhe, përdoreshin për të pastruar para ruse përmes bankave perëndimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA