Policia e Shkodrës arrestoi 7 persona për trafik kokaine. Blutë e Shkodrës zhvilluan një operacion pas një hetimi disa mujor, që u finalizua të shtunën, nga i cili grupit të strukturuar kriminal iu sekuestrua një sasi prej 2.2 kilogram lënde e dyshuar kokainë.

Për rastin në fjalë, Prokuroria njofton se në bashkëpunim me policinë, zhvilluan një hetim 3 mujor, duke përfshirë edhe infiltrimin nëpërmjet blerjes së lëndës narkotike.

Kjo metodë çoi në arrestimin në flagrancë të 3 anëtarëve të grupit kokaina, ndërsa 4 të tjerët nëpërmjet urdhrit të Prokurorisë.

Policia njofton se u arrestuan Helidon Marku, person me precedentë penal, 42 vjeç, banues në Shkodër, Indrit Tagani, 30 vjeç, banues në Shkodër, Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues Koplik të Sipërm, Saimir Arçi, 31 vjeç, Aldo Vruçaj, 28 vjeç, Kristjan Ujkaj, 31 vjeç dhe Aleksandër Matoja, 31 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Krahas lëndës narkotike, policia u sekuestroi të arrestuarve në lokalin në pronësi të tyre, 3 automjete, 10 telefona celularë dhe një sasi parash dhe valute.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA