Demokratët kanë paralajmëruar presidentin Donald Trump të mos përdorë një memo të diskutueshme si një “pretekst” për të ‘djegur’ Këshillin e Posaçëm, që heton përfshirjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet e SHBA.
Ata paralajmëruan se një veprim i tillë do të shkaktonte një krizë kushtetuese, që nuk shihej që nga epoka e Nixonit.
Memorandumi, i shkruar nga republikanët, akuzon FBI-n për abuzimin me kompetencat e saj, ndërsa presidenti Trump miratoi deklasifikimin e memos dhe tha se zbuloi një tregim të turpshëm.
Ajo akuzon FBI-në dhe departamentin e drejtësisë për përdorimin e një raporti të pabazuar dhe të financuar nga Demokratët, për të marrë urdhrin që i dha leje për të spiunuar një ndihmës të z. Trump.
Demokratët thanë se lëshimi i memorandumit kishte për qëllim ndërprerjen e hetimeve për lidhjet e dyshuara midis fushatës së Trump dhe Kremlinit.
Presidenti Trump vazhdimisht ka mohuar ndonjë bashkëpunim të tillë, ndërsa FBI kishte dalë kundër publikimit të memorandumit dhe tha se faktet kyçe ishin lënë jashtë.
Top Channel