Arsenal shkatërron Evertonin, Aubameyang debuton me gol

03/02/2018 22:53

Arsenali i argëtoi tifozët e tij në Emirates Stadium në ndeshjen e radhës në Premier League pasi shkatërroi Evertonin me rezultatin 5-1.

Njeriu i ndeshjes për skuadrën e Arsene Wenger ishte padyshim Aaron Ramsey me 3 gola të shënuar.

Ndërkohë që shënuan emrin e tyre edhe Koscielni dhe blerja më e re e Topcinjve, Aubameyang. Arsenali zgjidhi gjithcka në 45 minutat e para që i mbylli me rezultatin 4-0.

Ramsey shënoi në minutën e 6 dhe të 19 dhe mes tyre ishte goli i Koscielnyt, në minutën e 37 erdhi dhe goli i Aubameyang. Në pjesën e dytë, Everton shënoi me Calvert-Lewin, por Ramsey mbylli historinë e kësaj ndeshjeje me golin e pestë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA