Abuzimi me trupin e luftëtares, nxit reagimin e kurdëve

03/02/2018 11:32

Kurdët në Siri kanë reaguar me zemërim për videot që tregojnë rebelët e mbështetur nga Turqia, duke abuzuar me trupin e një femre, luftëtare kurde të vrarë në betejë.

Barin Kobani ishte pjesë e një njësiti me femra, që sfidon ofensivën e udhëhequr nga turqit në Siri të verilindjes.

Zyrtarët kurdë akuzuan luftëtarët aleatë me Turqinë se kanë luajtur me kufomën e saj dhe e kanë dëmtuar atë.

Muajin e kaluar, trupat turke dhe rebelët sirianë aleatë nisën një ofensivë për të kapur rajonin e Afrinit, të mbajtur nga kurdët.

Barin Kobani u vra këtë javë, gjatë luftimeve në pjesën veriore të rajonit. Ajo ishte mes të 20-ave dhe u bashkua me njësinë kurde të femrave të njohura si YPJ në vitin 2015.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA