Premier League vendos një rekord të ri përsa i përket merkatos së transferimeve.
Klubet e kampionatit anglez të futbollit këtë muaj shpenzuan plot 490 milionë euro, nga të cilat 170 milionë u shpenzuan vetëm në ditën e fundit, duke vendosur një rekord të ri në sesionin e muajit janar të merkatos.
Ditën e fundit të merkatos, blerja më e shtrenjtë rezultoi ajo e Aubameyang nga Arsenali për rreth 65 milionë euro, ndërsa rekordin për të gjithë sesionin e merkatos së janarit e mban Liverpool, që bleu mbrojtësin Virgil van Dijk nga Southampton për 85 milionë euro.
Ndër lëvizjet e fundit të merkatos së transferimeve ishte edhe kalimi i Lucas Moura nga Paris Saint Germain te Tottenham, ndërsa Mangala kaloi te Everton me huazim.
Por, aktivizimi i klubeve angleze në merkato rezultoi të jetë në kontrast me Brexit. Sipas përllogaritjeve të bëra nga një grup që është kundër daljes së Britanisë së Madhe nga BE, klubet angleze kanë shpenzuar 35 milionë euro më shumë në krahasim me periudhën para referendumit, për shkak të zhvlerësimit të pësuar nga paundi.
Top Channel