Ndërsa Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë këtë të enjte dosjen lidhur me skandalin e naftës Virgin, autoritetet ka ndaluar 52-vjeçarin Adrian Xhillari me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Adrian Xhillari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua në Frankfurt të Gjermanisë. Policia njofton se arrestimi i tij u bë me kërkesë të Interpol Tiranës dhe u krye në bashkëpunim me homologët e tyre gjermane.

Xhillari ishte shpallur në kërkim janarin e 2016-ës pasi Gjykata e Fierit vendosi arrest me burg për të për kontrabandë.

Në 2015-ën Xhillari, si administrator i kompanisë Tea Construction & Petrol SH.A, në bashkëpunim me persona të tjerë ka kryer transportin fiktiv të 4.4 milionë litrave nafte Virgin.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës i mbylli hetimet për këtë temë e cilësuar si skandali i naftës Virgin. Organi i akuzës kërkon 15 vite burg për Adrian Xhillarin, dhe 5 vite për ish-nëndrejtoreshën e doganave Lula Njebza.

Nga hetimet rezulton se buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 2 milionë eurosh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA