Interi nuk bën merkato, tifozët ofendojnë kinezët

01/02/2018 09:27

Interi nuk arriti dot të sillte në Milano argjentinasin Javier Pastore dhe kjo gjë i ka tërbuar tifozët zikaltër.

Pasi lanë të lirë Joao Marion, trajneri Spalletti kishte kërkuar një organizator, por që nuk erdhi kurrë.

Mungesa e investimit ekonomik ka bërë që durimi i tifozëve të sosë dhe zemërimin e kanë drejtuar nga Zhang Jr. në Instagram.

“Turp”, “Po shkatërroni Interin” dhe “Shiteni klubin e zhdukuni” ishin disa nga frazat e fansave në profilin e Zhang Jr. Fytyrat e reja të Interit do të jenë Lisandro Lopez dhe Rafinha, dy lojtarë të huazuar respektivisht nga Benfica dhe Barcelona.

Pra, asnjë emër që të rindezë entuziazmin e tifozëve…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA