Vrasja në Tiranë, arrestohet Mario Meshini. “Ishte në vendin e ngjarjes”

31/01/2018 10:22
Viktima Devi Kasmi

Mario Meshini u arrestua nga policia si i përfshirë në atentatin mafioz ndaj Devi Kasmit. 26 vjeçari dyshohet se është personi që nxorri në pritë viktimën.

Burime të grupit hetimor bëjnë të ditur se i riu Meshinu u vu në pranga në shtëpinë e tij, pa bërë rezistencë.

Emri i të riut u zbulua pas verifikimit të thirrjeve dhe mesazheve telefonike në telefonin e Kasmit.

Por avokati i tij mohon që ai të ketë lidhje me vrasjen, ndonse pranon se ka patur marrëdhënie shoqërore me viktimën.

“Nuk ka asnjë bazë ligjore. është ndaluar vetëm e vetëm sepse ka qenë në vendin e ngjarjes, ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur ngjarja. Ai është një djalë shumë i edukuar. Fillova takimin dhe e mbarova atë, e lashë duke qarë”, thotë avokati Ferdinand Doja.

Devi Kasmi u qëllua disa herë me pistoletë në kokë dhe trup, ndërsa policia dyshon se porositës i vrasjes së tij është Domart Konjari, i cili kërkohet nga autoritetet shqiptare, por edhe ato franceze.

Vrasja ka dyshime se ndodhi për prishje të pazareve të kokainës në Francë dhe Spanjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA