Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur një hetim disiplinor ndaj gjyqtarit që dha vendimin për lejimin e ekstradimit të Nazer Seitajt drejt Italisë.

KLD thotë se ka marrë vendimin për të nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit për të verifikuar dyshimet e arsyeshme se janë shkelur procedurat e ekstradimit.

Nazer Seitaj u ekstradua drejt Italisë me një vendim të Gjykatës së Tiranës, ndërkohë që ai ishte nën hetim nga Krimet e Rënda, i njohur si financier i “Habilajve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA