 Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
																		
					
					
					
						Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas						 
								
			Pas tensioneve të paradites së sotme në Bashkinë e Dibrës, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ernolt Cani, 34 vjeç, nga Peshkopia, me detyrë Zv/Kryetar i Bashkisë Dibër, për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës, me shumë se një herë, të kryer në bashkëpunim”.
Policia bën të ditur gjithashtu se u shpall në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit L.(B).B. Sipas policisë, arrestimi i Canit u bë pasi sot rreth orës 09:05, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin L.(B). B, kanë goditur me sende të forta për shkak të detyrës në zyrën e tij shtetasit:
– D.M,  30 vjeç, me detyrë Drejtor i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër. Ky shtetas pasi  ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e  Peshkopisë  ka dalë nga spitali;
– E.D,  33 vjeç, me detyrë inspektor INUV- në Bashkinë Dibër, pasi ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin Peshkopi  ka dalë nga spitali;
– H.D, 48 vjeç, me detyrë specialist Auditi, në Bashkinë Dibër, vijon trajtimin mjeksor në spitalin e Peshkopisë;
– L.D, 43 vjeç, me detyrë polic bashkiak në Dibër, ka marrë ndihmën mjeksore në spitalin e Peshkopisë dhe ka dalë nga spitali.
Top Channel