Hillary Clinton e pranoi se duhej ta kishte shkarkuar gjatë fushatës këshilltarin e saj, Burns Strider, të akuzuar për ngacmime seksuale.
Ish-kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, sot ndien keqardhje e është përpjekur të shpjegojë përse zgjodhi t’i jepte 52-vjeçarit një mundësi të dytë.
“E bëra sepse nuk mendova që pezullimi do të ishte zgjidhja e duhur”, shkroi ajo në Facebook, vetëm pak minuta përpara se Donald Trump të mbante fjalimin e tij të pare drejtuar kombit.
Në vend të kësaj, Clinton e detyroi të ndiqte seanca terapie, i shkurtoi pagën dhe nuk e lejoi të punonte më me vartësen e tij, që e akuzonte për abuzime.
“Besova atëherë se ndëshkimi ishte mjaftueshëm i rreptë dhe se do ta merrte fort e qartë mesazhin tim”, shkruan ish-Sekretarja e Shtetit.
Raporte të shumta tregojnë se, një sërë zyrtarësh të fushatës, përfshirë menaxheren Solis Doyle, e kishin rekomanduar me forcë pezullimin e Striderit.
Ai vet nuk i ka mohuar publikisht akuzat e lëshuara kundër tij. Ndërkohë, momenti kohor i zgjedhur nga Clintoni për të postuar deklaratën ka shkaktuar polemika të shumta, duke nxitur spekulimet se është përpjekur në këtë mënyrë “të varroste” apologjinë e saj mes stuhisë mediatike që do të shkaktonte fjalimi i Trumpit.
Top Channel