Një “pasillo” me shuplaka, mikpritësja e Sadikut në stërvitje (Video)

31/01/2018 12:28

Vetëm pak çaste pas zyrtarizimit të kalimit të tij nga Legia e Varshavës te Levante, në Spanjë, sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Sadiku ka dalë në stërvitje me shokët e tjerë të skuadrës në Ciudad Deportiva de Bunol.

Ajo që të bie në sy është mikpritja “e veçantë” e pjesës tjetër të ekipit për Sadikun, duke i krijuar “tunelin” e famshëm të respektit (pasillo), që në fakt pati edhe diçka jo edhe aq të respektueshme, por të lejueshme mes kolegësh.

Futbollistit elbasanas i duhej të kalonte në këtë tunel të formuar nga shokët e tij të rinj, nën “breshërinë” e shuplakave, të cilave duket se Sadiku nuk i ka shpëtuar dot dhe është parë duke fërkuar kokën në momentin që doli prej tij.

https://www.facebook.com/LevanteUD/videos/2070078586341671/

Top Channel