Fillon jeta e re e Nagatomos te Galatasaray
31/01/2018 14:29
Aventura e re e mbrojtësit japonez, Yuto Nagatomo, duket se ka nisur zyrtarisht me një set fotografik tek ekipi turk i Galatasarayt.
Ish-futbollisti i Interit, që u dha duart zikaltërve pas shumë vitesh karrierë në Milano, ka qenë në Stamboll ku ka kryer vizitat mjekësore.
Sot bëhen plot 7 vite nga dita kur zikaltrit arrinin “in extremis” të siguronin shërbimet e tij në “Giuseppe Meazza”, e sërish më 31 janar janë shkrepur edhe fotot e para me fanellën dhe ngjyrat e reja që do të përfaqësojë.
Nagatomo është larguar për te Galatasaray në formën e huazimit me të drejtë blerjeje në qershor, edhe pse shuma e saktë nuk është përcaktuar, e mbase do të vlerësohet në fund të sezonit.
Top Channel