Një familje prej 6 anëtarësh, por me 5 sportistë karateistë, të cilët kanë fituar me qindra tituj dhe duket se karatenë e kanë kthyer në stil dhe motiv jete.
Ata me rreth 250 medalje janë shembull suksesi, sjelljeje dhe përkushtimi.
Të ftuar mbrëmjen e sotme në Top Show Magazine, anëtarët e kësaj familje folët për jetën e tyre dhe karatenë.
“Kupat janë të miat të, djalit dhe të vajzës. Ndërkohë bashkëshortja nuk merr pjesë në kompeticione, por na shoqëron ne në palestër. Një nga kushtet që më kishte vendosur bashkëshortja që të martohesha me të, ishte t’i mësoja karatenë. Karateja është jetë për ne”, thotë Mirand Backa.
Djali i Mirandit, Abdullai thotë se ka fituar në total 110 medalje, ndërsa ka dalë edhe kampion bote, ndërsa 60 medalja ka fituar edhe vajza.
Top Channel