
“U 5-fishua tarifa brenda ditës”/ Tregtarët e fruta-perimeve bojkot punës në Shkodër
13/02 12:38
Një 70-vjeçar që udhëtonte me biçikletë në rrugën Elbasan-Cërrik, u godit nga një mjet, që drejtohej nga një 49-vjeçar.
I moshuari mundi të shkojë gjallë në spital, i ndihmuar nga dëshmitarët në ngjarje, por për shkak të plagëve nuk mbijetoi. Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është ndaluar dhe po hetohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Më herët, një aksident me 3 persona të plagosur ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, në zonën e njohur si “Pusi i Mezinit”. Nga të dhënat e para mësohet se një automjet me targa greke ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Në automjet ndodheshin tre persona, të cilët janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Top Channel