Droga, nga Rotterdami në Europë. Aleancë italo-shqiptare

30/01/2018 14:59

“Italianët përdorin shqiptarët për të dërguar drogë nga Rotterdami në mbarë Europën”, shkruan e përditshmja “Corriere della Sera”, që thekson se në portin holandez janë përqëndruar ndërmjetësit më dinakë të klaneve mafioze italiane.

“Ne e dimë se ka korrupsion në port, e mund të them ndershmërisht se niveli i tij është edhe më i lartë sesa vitet e mëparshme”, thotë shefi i policisë holandeze, Wilbert Paulissen.

Ai sqaron se shohin metoda të vjetra të përdoren për të transportuar barna dhe për të shmangur kontrollet, si për shembull duke i fshehur ato në kontejnerë në ushqim.

Në radarin e forcave vendase të rendit kanë përfunduar edhe holandezë, që kanë marrë parà për të mos kontrolluar dhe falsifikuar dokumentet.

Në rrethin vicioz që përfshin punëtorë të portit bëjnë pjesë shumë turq, shqiptarë, serbë dhe shtetas nga Karaibet dhe Antillat që punojnë aty.

Prania e krimit të organizuar italian nuk është e dukshme. “Aleanca e ngushtë me kartelet shqiptare dhe e zbuluar nga policia holandeze do të thotë se, kjo e fundit bën punët e pista edhe për italianët”, shkruhet në artikull.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA