Qeveria ka dhënë mendim negativ për projekligjin për statusin e minatorit, i propozuar nga deputeti i LSI Përparim Spahiu, që është zgjedhur në qarkun e Dibrës, që përfshin edhe qytezën minerare të Bulqizës.

Qeveria deklaron se projektligji për statusin e minatorit sjell efekte negative në skemën e pensioneve dhe buxhetin e shtetit, dhe propozimi i bërë nuk shoqërohet me kostot e detajuara financiare. Po ashtu sipas qeverisë projektligji përmban edhe shkelje kushtetuese dhe të kodit të punës.

Por kur e prezantoi projektligjin në komisionin parlamentar të punës deputeti Spahiu tha se ai priste që efektet finaciare të përballohen nga shtimi 5% i kontributeve të sigurimeve shoqërore për minatorët, që sipas tij do të ndahen mes punëmarresit dhe punëdhënësit, kurse diferencat që krijohen do të përballohen nga buxheti i shtetit.

Këto argumenta deputeti i mbështeste edhe në referenca ligjore. Projktligji për statustin e minatorit synon të rrisë pagën mimale për punonjësit e nëntokës dhe të ulë vitet e daljes në pension për minatorët që kanë mbetur pa punë për shkak të reformave.

Projekligji parashikon edhe rritjen e mbështetjes sociale për minatorët dhe ish-minatorët. Në industrinë e minierave në Shqipëri deri në vitet ’90 kanë qënë të punësuar mbi 40 mijë persona. Mendimi i qeverisë pritet të disutohet në hënën në komision parlamentar. Por duke dhënë mendim negativ për këtë projektligj të propozuar nga deputeti i LSI-së, qeveria zotohet se do të hartojë vetë një projektligj të ri për statusin e minatorit brenda vitit 2018.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA